Ngjarje e rëndë familjare në Prizren: Nënë e bijë përfundojnë në gjendje të rëndë pas therjes me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së premtes në Prizren, ku një grua dhe vajza e saj e mitur kanë..

1 minute

Read Time

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së premtes në Prizren, ku një grua dhe vajza e saj e mitur kanë mbetur të plagosura rëndë pas një sulmi me thikë.

Të dyja janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku po trajtohen në njësinë e kujdesit intensiv për shkak të gjendjes së tyre kritike.

Sipas policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 00:20 në rrugën “Rexhep Kabashi”. Pas pranimit të informacionit për dhunë në familje, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

Në banesë, është gjetur gruaja me plagë të rënda dhe gjakderdhje, ndërsa në një kat tjetër të objektit është gjetur vajza e mitur, gjithashtu e lënduar.

Autori i dyshuar i sulmit, bashkëshorti i viktimës, është arrestuar nga policia në hyrje të ndërtesës dhe është shoqëruar në stacionin policor. Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje e paautorizuar e armëve”. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports