Shumica e aparaturave të reja për hemodializë në QKUK ende nuk janë në funksion

Në Klinikën e Nefrologjisë të QKUK-së, zëvendësimi i aparaturave të vjetra për hemodializë po vonohet, pavarësisht se blerja ishte cilësuar emergjente. Nga 45 aparaturat e reja të blera, vetëm tri janë instaluar dhe ato jashtë QKUK-së, në një QMF në Prishtinë, sipas burimeve të brendshme.

Tenderi, i hapur në shkurt 2025, përfshinte gjithashtu 45 shtretër për klinikën, me arsyetimin se aparaturat e vjetra duhej të zëvendësoheshin sa më parë. Dosja e tenderit theksonte urgjencën e procesit, por deri tani pajisjet janë dorëzuar pa u vënë plotësisht në funksion.

Nga 45 aparaturat e blera, 10 u dërguan në QMF-në “Kodër të Trimave”, ku ofrohet shërbimi i hemodializës, por vetëm tri prej tyre janë instaluar. Në përgjigjen e Drejtorisë së Nefrologjisë thuhet se pjesa tjetër pritet të instalohet gjatë javës, pas testimeve paraprake. Drejtoria ka sqaruar se disa aparatura janë vendosur jashtë QKUK-së për shkak të ndërtimit të objektit të ri dhe funksionimit të pjesshëm të sallave.

Megjithatë, fotografitë e siguruara nga burimet tregojnë se në sallat e hemodializës vazhdojnë të përdoren aparaturat e vjetra të firmës “Fresenius Medical Care” nga periudha 2004–2014. Aparaturat e reja në QMF janë të markës “B. Braun”.

Sipas personelit shëndetësor, aparaturat e dorëzuara në QKUK janë të painstaluara dhe të paketuar, dhe mund të futen në punë brenda 3–4 ditësh, nëse vendoset të aktivizohen. Gjithashtu, disa burime thanë se pajisjet janë të vitit 2023, dhe jo 2025, siç ishte parashikuar në tender.

Prokuroria Themelore ka hetuar këtë tender prej 843,750 eurosh për dyshimin e falsifikimit të dokumenteve. Kompania fituese “Medihealth”, përgjegjëse për furnizimin dhe instalimin, nuk ka dhënë sqarime deri tani për vonesën dhe vitin e prodhimit të aparaturave.

Të ngjashme:

Onkologët paralajmërojnë për ngarkesë në sistemin shëndetësor dhe specialistë të papunësuar
  • March 10, 2026

Shoqata e Onkologëve të Kosovës ka ngritur shqetësime lidhur me gjendjen e shërbimeve onkologjike në vend, duke theksuar se sistemi shëndetësor po përballet me sfida serioze përballë rritjes së vazhdueshme…

Vazhdo lëximin...
Studimi i ri sfidon teorinë tradicionale për Alzheimerin
  • March 9, 2026

Për shumë vite është menduar se sëmundja e Alzheimerit fillon drejtpërdrejt në tru, por kërkimet e fundit po hedhin dyshime mbi këtë teori. Një studim i ri sugjeron se procesi…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës