Batalioni kroat “Tigrat” të gatshëm për misionin ushtarak në Kosovë

Pjesëtarët e Batalionit të 1-rë të Mekanizuar “Tigrat” nga Ushtria e Kroacisë kanë hyrë në fazën përfundimtare të përgatitjeve para angazhimit në misionin paqeruajtës të..

2 minutes

Read Time

Pjesëtarët e Batalionit të 1-rë të Mekanizuar “Tigrat” nga Ushtria e Kroacisë kanë hyrë në fazën përfundimtare të përgatitjeve para angazhimit në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Kosovë. Në muajin maj, ata pritet të marrin detyrat nga kontingjenti i 44-të kroat që aktualisht vepron në këtë mision.

Në kuadër të përgatitjeve para dislokimit, batalioni ka realizuar një cikël intensiv stërvitjeje në kazermën “Kolonel Predrag Matanoviq” në Petrinja. Ky trajnim, i cili zgjati 72 orë pa ndërprerje, u zhvillua ditë e natë dhe kishte për qëllim testimin dhe rritjen e gatishmërisë për operacione stabilizuese në zonën e misionit.

Komandanti i togës së motorizuar të Batalionit të 1-rë të Mekanizuar “Tigrovi”, kapiten Vlladimir Kordiq, tha:
“E kemi konceptuar stërvitjen që të jetë sa më realiste dhe të përgatisë pjesëtarët e njësisë për situatat më kërkuese në terren. Ajo zhvillohet intensivisht, në terren, për 72 orë. Detyrat kryhen pa ndërprerje, me rotacion të njësive, duke simuluar kështu kushtet reale të operimit në një mjedis operativ”.

Ai shtoi se:
“Këtë lloj stërvitjeje e zhvillojmë për të siguruar një nivel të lartë të përgatitjes, kryerje të suksesshme të detyrave dhe një përfaqësim të denjë të pjesëtarëve të njësisë, vetë njësisë dhe vendit tonë”.

Gjatë stërvitjes janë praktikuar detyra si sigurimi i zonës, patrullimet, kontrolli i lëvizjes, bashkëveprimi me popullatën civile dhe reagimi ndaj incidenteve të ndryshme të sigurisë. Vëmendje e veçantë i është kushtuar komandimit dhe kontrollit, vendimmarrjes në kushte komplekse dhe koordinimit të brendshëm të njësisë.

Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë vlerësoi se ky cikël përgatitor konfirmoi edhe një herë nivelin e lartë të stërvitjes dhe gatishmërisë së Batalionit të 1-rë të Mekanizuar “Tigrat” për angazhim në një mjedis ndërkombëtar.

Sipas ministrisë, pjesëmarrja e Ushtrisë Kroate në misionin KFOR në Kosovë përfaqëson vazhdimësinë e kontributit të Kroacisë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar, si dhe dëshmon profesionalizmin dhe besueshmërinë e forcave të saj të armatosura.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports