Florida Doçi në kopertinën e “Whoman Canada”, shqiptarja që po formëson të ardhmen etike të inteligjencës artificiale

Në edicionin më të fundit të revistës “Whoman Canada”, vëmendja kryesore i është kushtuar Florida Doçit, një emër shqiptar që po fiton gjithnjë e më..

1 minute

Read Time

Në edicionin më të fundit të revistës “Whoman Canada”, vëmendja kryesore i është kushtuar Florida Doçit, një emër shqiptar që po fiton gjithnjë e më shumë peshë në skenën ndërkombëtare të inteligjencës artificiale.

Doçi po vlerësohet për angazhimin e saj në zhvillimin e teknologjisë në mënyrë etike dhe të përgjegjshme, duke dëshmuar se përparimi teknologjik nuk lidhet vetëm me algoritme dhe të dhëna, por edhe me vlera njerëzore si empatia, integriteti dhe përgjegjësia shoqërore.

Në intervistën për revistën, ajo thekson se inteligjenca artificiale duhet të ndërtohet duke pasur në fokus interesin publik dhe ndikimin pozitiv te njerëzit. Kjo qasje e ka pozicionuar si një zë të rëndësishëm në Microsoft, ku ajo punon si kërkuese shkencore në fushën e zhvillimit dhe implementimit të inteligjencës artificiale në mënyrë të përgjegjshme dhe bashkëpunuese.

Florida Doçi përfaqëson një gjeneratë të re profesionistësh që ndërthurin teknologjinë me vlerat humane, duke ndikuar në mënyrën se si kompanitë e mëdha teknologjike ndërtojnë produkte që synojnë përmirësimin e jetës së njerëzve.

Edhe rrugëtimi i saj akademik është i veçantë. Ajo ka përfunduar studimet në Universitetin e Windsor-it, ku ka marrë dy diploma në Shkenca Politike dhe Shkenca Biologjike & Bioteknologji. Studimet master i ka kryer në Shkenca Ndërdisiplinare të Shëndetit në Universitetin e Ottawa-s, ndërsa aktualisht është drejt përfundimit të doktoraturës në fushën e Shëndetit të Popullatës.

Paraqitja e saj në kopertinën e “Whoman Canada” vlerësohet si një arritje e rëndësishme profesionale dhe një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë që synojnë karrierë në fushat më inovative të kohës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports