Universiteti i Prishtinës kryeson si universiteti më i mirë në gjuhën shqipe në renditjen globale 2026 sipas Webometrics

Universiteti i Prishtinës ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm duke u konfirmuar si universiteti më i mirë në gjuhën shqipe, sipas renditjes së vitit..

1 minute

Read Time

Universiteti i Prishtinës ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm duke u konfirmuar si universiteti më i mirë në gjuhën shqipe, sipas renditjes së vitit 2026 të platformës ndërkombëtare „Webometrics“.

Sipas klasifikimit më të ri, UP-ja renditet në vendin e 2403-të globalisht, një pozicion që shënon nivelin më të lartë që universiteti ka arritur ndonjëherë në këtë platformë. Për krahasim, në janar 2025 UP-ja ishte në vendin e 2543-të, ndërsa në fillim të vitit 2024 renditej e 2605-ta.

Platforma „Webometrics“ vlerëson universitete nga e gjithë bota duke marrë parasysh dukshmërinë globale, prezencën digjitale, cilësinë dhe ndikimin e kërkimit shkencor, transparencën dhe performancën akademike. Renditja e vitit 2026 përfshin mbi 30,000 institucione të arsimit të lartë nga të gjitha kontinentet, duke konfirmuar pozicionin e UP-së si lider ndër universitetet që ofrojnë mësim në gjuhën shqipe.

Ky rezultat pasqyron përpjekjet e vazhdueshme të Universitetit të Prishtinës për të rritur cilësinë akademike, inovacionin dhe prezencën globale në fushën e shkencës dhe arsimit.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports