Ansambli “Shota” sjell program artistik në shënim të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka përgatitur një sërë aktivitetesh artistike, duke e..

1 minute

Read Time

Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka përgatitur një sërë aktivitetesh artistike, duke e vënë në qendër trashëgiminë kulturore, traditën dhe vlerat kombëtare.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, nga sot e deri më 9 shkurt 2026, në ambientet e Ansamblit “Shota” po zhvillohet programi edukativo-argëtues me nxënës, i cili synon afrimin e gjeneratave të reja me artin dhe folklorin shqiptar.

Më 16 shkurt, duke filluar nga ora 19:00, do të mbahet koncerti festiv në Shtëpinë e Kulturës “Xhemali Berisha” në Prizren, ndërsa më 17 shkurt do të organizohet një program i veçantë artistik për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Ansambli “Shota” vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në festimet kombëtare, duke përcjellë përmes artit mesazhe të lirisë, unitetit dhe identitetit shqiptar.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports