Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë trajnim të avancuar për mbështetje lëvizshmërie në Kosovë

Ushtarë të shumtë nga Grupi i Përbashkët i Mbështetjes Logjistike (JLSG) dhe Batalioni Rezervë Taktike i Kosovës (KTRBN) të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO..

1 minute

Read Time

Ushtarë të shumtë nga Grupi i Përbashkët i Mbështetjes Logjistike (JLSG) dhe Batalioni Rezervë Taktike i Kosovës (KTRBN) të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kanë realizuar një trajnim të avancuar të mbështetjes së lëvizshmërisë në kampin Novo Sello.

Aktiviteti u fokusua në koordinimin me Detashmentin e Mbështetjes Mobile (MSD) dhe përdorimin e njësisë K9 për detyra sigurie dhe zbulimin e eksplozivëve, duke simuluar kushte sa më reale të trajnimit.

“Trajnimi forcoi gatishmërinë taktike, ndërveprimin dhe kohezionin, duke mbështetur aftësinë e KFOR-it për të vepruar në mënyrë efektive në përputhje me mandatin e tij. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports