Një person gjendet i vdekur në veturë në Veternik, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në autostradën në Veternik të Prishtinës, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti. Rasti..

1 minute

Read Time

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në autostradën në Veternik të Prishtinës, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur procedurat hetimore.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.”

Sipas Policisë, rasti po trajtohet në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishitnës, Enis Pllana.

Ndërkohë, sipas informacioneve jozyrtare, dyshohet se burri që u gjet i vdekur në veturë mund të ketë kryer vetëvrasje, megjithatë autoritetet kanë bërë të ditur se çdo pistë mbetet e hapur deri në përfundimin e hetimeve.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports