15 zyrtarë korrektues certifikohen në Burgun e Dubravës

Në Burgun e Dubravës janë certifikuar 15 zyrtarë korrektues, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin për ndihmën e parë, pjesë e programeve të rregullta..

1 minute

Read Time

Në Burgun e Dubravës janë certifikuar 15 zyrtarë korrektues, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin për ndihmën e parë, pjesë e programeve të rregullta të zhvillimit profesional të stafit.

Sipas njoftimit zyrtar, ky trajnim kishte për qëllim forcimin e njohurive bazë dhe përgatitjen për reagim të shpejtë në situata emergjente.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të jetë i përkushtuar në zhvillimin profesional dhe edukativ të stafit, duke investuar në trajnime që rrisin sigurinë, përgjegjësinë dhe cilësinë e shërbimit”.

About the Author