Në Burgun e Dubravës janë certifikuar 15 zyrtarë korrektues, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin për ndihmën e parë, pjesë e programeve të rregullta të zhvillimit profesional të stafit.
Sipas njoftimit zyrtar, ky trajnim kishte për qëllim forcimin e njohurive bazë dhe përgatitjen për reagim të shpejtë në situata emergjente.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të jetë i përkushtuar në zhvillimin profesional dhe edukativ të stafit, duke investuar në trajnime që rrisin sigurinë, përgjegjësinë dhe cilësinë e shërbimit”.







