Ish-presidentja kroate kërcen në detin e akullt gjatë udhëtimit në Antarktidë

Ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me publikime të reja nga një udhëtim i pazakontë në Antarktidë. Pamjet e shpërndara së fundmi kanë ngjallur reagime të shumta për shkak të kushteve ekstreme në të cilat ajo është shfaqur.

Udhëtimi në Antarktidë është realizuar në kuadër të një organizimi nga influencuesi i njohur i udhëtimeve, Kristijan Iliçiq. Ai ka publikuar së fundmi një video tjetër në rrjetet sociale, ku shfaqet ekipi i tij duke realizuar të ashtuquajturën “zhytje polare”.

Mes pjesëmarrësve ishte edhe Grabar-Kitaroviq. Në videon e publikuar disa ditë më parë, ajo shihet duke kërcyer nga një barkë e vogël direkt në ujërat e akullta të detit.

Pas daljes nga uji, ajo shfaqet me gishtin e madh lart dhe me buzëqeshje, çka bëri që shumë ndjekës të dyshonin se pamjet ishin krijuar nga inteligjenca artificiale.

Për t’i dhënë fund këtyre spekulimeve, Iliçiq publikoi një tjetër video në TikTok, të cilën e cilësoi si të pamodifikuar, ku shihet momenti i plotë i “zhytjes polare”.

“Ju kërkuat një video të daljes nga oqeani i akullt, kështu që ja një video e pamodifikuar e kërcimit të ekipit tim. A mendoni ende se është AI”, shkroi ai përkrah videos, ku personi i parë që shfaqet është pikërisht Grabar-Kitaroviq.

Udhëtimi është organizuar përmes agjencisë së Iliçiqit, e cila është e specializuar në destinacione ekstreme dhe të rralla. Sipas informacioneve të disponueshme, çmimi i kësaj pakete udhëtimi arrin në 16,990 euro për person.

Të ngjashme:

Shitën shtëpinë dhe nisën jetën në kamion me tre fëmijë: Pa borxhe dhe me aventura të reja
  • March 7, 2026

Një familje nga Essex vendosi të ndryshojë plotësisht mënyrën e jetesës duke hequr dorë nga rutina e zakonshme dhe nga shtëpia e tyre për të nisur një aventurë të re.…

Vazhdo lëximin...
Ketri fajësohet për ndërprerjen e internetit në objektet qeveritare në qarkun e Ohios
  • March 4, 2026

Ajo që fillimisht u mendua si një problem teknik i shkaktuar nga punime në terren, rezultoi të kishte një autor krejt të pazakontë. Një ndërprerje e rrjetit që la pa…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës