Fetah Paçarizi, Xhavit Uka dhe Arbër Rexhaj mbesin të parët për minus vota brenda partive

Rinumërimi i votave të zgjedhjeve të 28 dhejtorit 2025, ka kaluar 75 përqindëshin në nivel vendi. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar..

1 minute

Read Time

Rinumërimi i votave të zgjedhjeve të 28 dhejtorit 2025, ka kaluar 75 përqindëshin në nivel vendi.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve dhe rezultatet po përditësohen nga KQZ.

Kandidatët ‘kampionë’ për minus vota mbesin të njëjtit te secila parti, raporton Klankosova.tv

Arbër Rexhaj të VV-së i janë hequr deri më tash 627 vota.

Fetah Paçarizi i PDK-së ka 6,776 vota më pak.

Xhavit Uka i LDK-së aktualisht ka mbetur pa 1,648 vota.

Procesi i tërësishëm i verifikimit të secilës votë erdhi pas dallavereve që u zbuluan gjatë numërimit nga komisionerët. Prizreni, doli si ‘qendra’ ku pati më së shumti manipulime, por që hetimi ka nisur edhe në komuna të tjera.

About the Author