Rama reagon pas arrestimit të zyrtarëve të komunës: Do të ofroj bashkëpunim të plotë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas arrestimit të tre zyrtarëve komunal për marrje të ryshfetit. Përmes një postimi në Facebook, Rama mirëpriti këtë..

1 minute

Read Time

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas arrestimit të tre zyrtarëve komunal për marrje të ryshfetit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama mirëpriti këtë aksion, teksa shtoi se është i hapur për bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente, transmeton Klankosova.tv.

“Kryeqyteti riafirmon përkushtimin ndaj sundimit të ligjit dhe funksionimit të pavarur të institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës. Në lidhje me arrestimin e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente, në përputhje me detyrimet ligjore dhe standardet e një shteti demokratik”, ka shkruar ai.

Në këtë frymë, shtoi Rama, Prishtina mbetet e hapur për çdo proces verifikimi dhe veprim procedural, në frymë bashkëpunimi dhe me respekt të plotë për organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports