Obiliqi ashpërson masat për ndotjen e hapësirave publike

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka bërë të ditur se ka marrë vendim për rritjen e sanksioneve ndaj ndotjes së hapësirave publike, me..

1 minute

Read Time

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka bërë të ditur se ka marrë vendim për rritjen e sanksioneve ndaj ndotjes së hapësirave publike, me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave.

Sipas këtij vendimi, çdo individ që ndot hapësirat publike ose zonën përpara pronës së tij do të gjobitet me 200 euro, ndërsa çdo biznes ose subjekt afarist që shkakton ndotje do të gjobitet me 1000 euro. “Sot kam marrë vendim që, me qëllim të rritjes së vetëdijesimit dhe përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave: Çdo person fizik që ndot hapësirat publike apo zonën para pronës së tij do të gjobitet me 200 euro. Çdo biznes apo subjekt afarist që ndot hapësirat publike apo zonën para objektit të tij do të gjobitet me 1000 euro”, shkruan Thaçi në Facebook.

Zbatimi i këtij vendimi do të bëhet nga Inspektorati Komunal dhe hyn në fuqi më 15 shkurt 2026.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports