Policia e Kosovës gjen sërish granata dore dhe municion në Zveçan

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni në një shtëpi të braktisur në fshatin Rudar i Vogël, në komunën..

1 minute

Read Time

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni në një shtëpi të braktisur në fshatin Rudar i Vogël, në komunën e Zveçanit.

Sipas njoftimit zyrtar, më 25.01.2026 rreth orës 11:20, njësitë policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri kanë dalë në vendngjarje pas pranimit të informacionit nga qytetarët për mundësinë e pranisë së armëve dhe municionit në këtë lokacion.

Gjatë kontrollit në objektin e pabanuar, Policia ka gjetur dhe sekuestruar: 9 granata dore, 538 fishekë dhe 3 karikatorë për armë automatike.

Të gjitha veprimet janë kryer në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me rastin, deri më tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports