Kujdes gjatë vjeshtës: pse sëmuremi më shpesh?
Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz fillojnë të përjetojnë simptoma të lehta si hundë që rrjedhin apo kollë e thatë. Kjo ndodh sepse gjatë kësaj periudhe qarkullojnë më shumë viroza dhe infeksione të rrugëve të frymëmarrjes.
Kur temperaturat bien dhe njerëzit kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura, bakteret dhe viruset përhapen më lehtë, duke shtuar rrezikun për t’u sëmurë.
Si të qëndroni të shëndetshëm?
Mjekët theksojnë se, edhe pse të ftohurat janë të zakonshme nga fundi i gushtit deri në mars, disa veprime të thjeshta mund të ndihmojnë në mbajtjen e shëndetit. Kujdesi personal ndihmon jo vetëm individin, por edhe grupet më të ndjeshme – foshnjat, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët.
Zakoni që duhet ta thyeni menjëherë
Një nga faktorët kryesorë që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve sezonale është higjiena e duarve. Mjekët theksojnë se larja e rregullt e duarve është mënyra më efektive për të shmangur përhapjen e viruseve dhe baktereve.
“Lani duart para se të hani, para se të prekni fytyrën, hundën apo sytë,” thotë mjeku Bryan Cochran. Ai shton se kjo është thelbësore edhe pas kthimit nga jashtë, pas përdorimit të tualetit, pas teshtitjes, pas kujdesit për një person të sëmurë ose pas hedhjes së mbeturinave.
Pse larja e duarve është kaq e rëndësishme?
Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), shumë sëmundje përhapen vetëm sepse njerëzit nuk i lajnë duart siç duhet. Larja e duarve redukton ndjeshëm rrezikun e infeksioneve virale dhe bakteriale, sidomos gjatë muajve të ftohtë.
Si ta bëni siç duhet?
Duart duhet të lahen me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda. Kur kjo nuk është e mundur, mund të përdorni dezinfektues duarsh me përmbajtje të paktën 60 për qind alkool.
Këto zakone të thjeshta janë mënyra më e mirë për të hyrë në stinën e ftohtë me më shumë kujdes dhe më pak sëmundje. /Gjurmuesi/









