Mbi 100 komisionerë të arrestuar, dyshohen për falsifikim, kërcënim e ryshfet

Një aksion i madh i Prokurorisë Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, rezultoi me arrestimin e mbi 100 personave nën dyshimet për..

1 minute

Read Time

Një aksion i madh i Prokurorisë Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, rezultoi me arrestimin e mbi 100 personave nën dyshimet për manipulime gjatë zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Pas autorizimit nga Prokuroria dhe intervistimit lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, “Kanosja” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit të lidhur me votimin”, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 109 persona u ndaluan për 48 orë.

Operacioni policor përfshiu rreth 200 pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe katër prokurorë nga Departamenti i Krimeve të Rënda, të cilët mbikëqyrën procedurat ligjore për sigurimin e prezencës së të ndaluarve gjatë hetimeve.

Të ndaluarit janë kryesisht komisionerë nga katër subjektet më të mëdha politike, por përfshihen edhe përfaqësues nga partitë e tjera. Prokuroria konfirmoi se veprimet do të vazhdojnë brenda afateve ligjore për të hetuar çdo dyshim për keqpërdorim të procesit zgjedhor.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports