Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim njoftues me Ambasadorin e sapoemëruar të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Gjatë takimit, Haradinaj bëri të ditur se janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend, sfidat me të cilat po përballet Kosova, si dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe mes dy shteteve.
Ai theksoi se Sllovenia vazhdon të jetë një partnere e rëndësishme dhe një mbështetëse e fuqishme e Kosovës në proceset integruese drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
“I urova Ambasadorit Blaj mirëseardhje dhe suksese në misionin e tij, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.







