Kosova dhe Bahamasi heqin vizat, marrëveshja nënshkruhet në Uashington

Kosova dhe Bahamasi kanë bërë një hap të ri drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet dy shteteve, duke hequr regjimin e vizave për qytetarët e tyre…

1 minute

Read Time

Kosova dhe Bahamasi kanë bërë një hap të ri drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet dy shteteve, duke hequr regjimin e vizave për qytetarët e tyre. Marrëveshja për lëvizje pa viza është formalizuar sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se dokumenti është nënshkruar në Uashington nga ambasadorët përkatës të Kosovës dhe Bahamasit.

“Marrëveshja për përjashtimin reciprok nga kërkesat për viza për qytetarët e Kosovës dhe Bahamasit u nënshkrua sot në Uashington, D.C., nga ambasadorët tanë përkatës”, ka shkruar Osmani.

Ajo theksoi se ky zhvillim është vazhdimësi e marrëveshjeve të arritura pas njohjes së Kosovës nga Bahamasi dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në dhjetor, si dhe takimit me kryeministrin e këtij shteti, Philip Davis.

“Duke u bazuar në takimin dhe marrëveshjen tonë me kryeministrin Philip Davis pas aktit të njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në dhjetor, ky hap pasqyron përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve tona – dhe mbi të gjitha ndërmjet njerëzve tanë – duke i afruar ata më shumë me njëri-tjetrin”, ka shtuar presidentja Osmani.

Për heqjen e vizave ka reaguar edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila këtë vendim e cilësoi si “tjetër lajm të mirë dhe hap i mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe pas njohjes së fundit të Kosovës nga Bahamasi”.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports