Ushtarët letonezë të KFOR-it kanë zhvilluar patrullime të rregullta në zonat veriore të Kosovës dhe përgjatë vijës kufitare me Serbinë. Ky veprim synon të mbështesë krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë banorët e vendit.
Sipas KFOR-it, operacionet e tyre zhvillohen në kuadër të mandatit të përcaktuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që nga viti 1999, me qëllim të garantimit të një ambienti të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), duke mbështetur rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë, thuhet në njoftim.







