Fenerbahce bën ofertë milionëshe për Muriqin, vendimi pritet këtë javë

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes këtë muaj, jo vetëm për golat e shumtë që po shënon, por edhe për ofertat e shumta që ka marrë për transferim. Megjithatë, Muriqi ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Mallorca, ku po kalon një formë të shkëlqyer.

Ish-klubi i tij, Fenerbahce, po insiston për ta rikthyer sulmuesin dardan në Stamboll. Sipas mediave turke, FotoMac raporton se klubi nga Stambolli ka bërë një ofertë fillestare prej 12 milionë eurosh, ndërkohë që negociatat me Mallorcan vazhdojnë. Klubi spanjoll synon të përfitojë 16 milionë euro nga shitja e Muriqit, i cili këtë edicion ka shënuar 14 gola në La Liga. Megjithatë, sulmuesi dëshiron të qëndrojë dhe të ndihmojë Mallorcën. “Jam i lumtur këtu dhe kam një kontratë. Kur një sulmues shënon shumë gola, vijnë oferta. Klubi do të vendosë për të ardhmen time, pastaj unë do të marr vendimin tim”, tha Muriqi të shtunën, pas het-trikut të shënuar ndaj Athletic Bilbaos.

Sipas mediave turke, vendimi për të ardhmen e tij mund të merret deri në fund të kësaj jave. Muriqi mund të largohet nga Mallorca ose të qëndrojë për ta thyer rekordin e Samuel Eto’o-s si golashënuesi më i mirë në histori të klubit. Aktualisht ai ka shënuar 48 gola dhe ndodhet vetëm gjashtë gola larg rekordit të kamerunasit, i cili ka 54 gola me fanellën e Mallorcas.

Të ngjashme:

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës
  • March 10, 2026

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës u hodh shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës, duke vendosur përballjet vendimtare që do të përcaktojnë finalistët. Në një ndeshje…

Vazhdo lëximin...
Sherr i madh në finalen e Campeonato Mineiro, gjyqtari jep 23 kartonë të kuq pas ndeshjes
  • March 9, 2026

Një incident i rëndë ka shënuar finalen e Campeonato Mineiro në Brazil, ku tensionet mes dy rivalëve lokalë shpërthyen në një përleshje të madhe në fushë. Situata u përshkallëzua në…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës