Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Vranësira, ngrica dhe intervale të shkurtra me diell

Gjatë javës së ardhshme, moti në Kosovë pritet të jetë kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Në..

1 minute

Read Time

Gjatë javës së ardhshme, moti në Kosovë pritet të jetë kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Në mëngjes priten ngrica dhe mjegull vende-vende, ndaj IHMK ka rekomanduar kujdes të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Të enjten vend-vend parashihen riga shiu, ndërsa në viset malore nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të dobëta bore.

Temperaturat do të jenë të ulëta, sidomos gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes, duke bërë të domosdoshëm vëmendjen në aktivitetet jashtë shtëpisë.

About the Author