Bie edhe blloku B2

Problemet me furnizimin me energji elektrike janë rikthyer sërish në vend, pas një serie dështimesh në njësitë prodhuese të termocentraleve. Fillimisht nga funksioni dolën blloku..

1 minute

Read Time

Problemet me furnizimin me energji elektrike janë rikthyer sërish në vend, pas një serie dështimesh në njësitë prodhuese të termocentraleve.

Fillimisht nga funksioni dolën blloku A4 dhe më pas edhe blloku B1, çka bëri që rreth gjysma e Kosovës të mbetej pa rrymë. Pas rikthimit të tyre në operim, nga KEK-u u publikuan njoftime se sistemi po funksiononte me kapacitete të plota.

Megjithatë, situata nuk zgjati shumë, pasi vetëm një ditë më vonë nga funksioni doli edhe blloku A3 i termocentralit Kosova A.

Sipas burimeve të gazetares Altiana Zogaj, sot është ndalur nga operimi edhe blloku B2.

Në lidhje me gjendjen aktuale energjetike në vend, janë dërguar pyetje drejt KEK-ut dhe ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv, Gramos Hashani, por deri në këto momente nuk ka pasur përgjigje zyrtare.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports