KEK-u garanton furnizim të qëndrueshëm me energji, duke operuar me pesë njësi

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka arritur të operojë në nivel maksimal, duke aktivizuar pesë njësi prodhuese të energjisë elektrike njëkohësisht. Ky operim po realizohet..

1 minute

Read Time

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka arritur të operojë në nivel maksimal, duke aktivizuar pesë njësi prodhuese të energjisë elektrike njëkohësisht. Ky operim po realizohet sipas parametrave teknikë dhe kapaciteteve reale të njësive ekzistuese, duke sjellë një prodhim bruto ditor mbi 20,000 MWh.

Në kushte normale, KEK operon me katër njësi, por gjatë periudhave me temperatura të ulëta, është angazhuar maksimalisht për të aktivizuar edhe njësinë e pestë. Si rezultat, pesë njësi kanë funksionuar:

  • për 9 ditë që nga 19 dhjetori 2025, përmes ndërhyrjeve të shkurtra operative;
  • për 7 ditë gjatë janarit 2026, përfshirë edhe ditën e sotme, me vazhdimësi të operimit.

KEK thekson se ky nivel i operimit është i rrallë, duke marrë parasysh moshën e njësive dhe kompleksitetin teknik të sistemeve ekzistuese. Njësia A4 u startua gjatë orëve të mbrëmjes dhe u sinkronizua me rrjetin në orët e para të mëngjesit. Rikthimi paralel dhe i suksesshëm i Njësive B1 dhe A4 brenda një afati optimal operacional dëshmon kapacitetin e lartë profesional të stafit teknik dhe menaxherial të KEK.

Si pasojë, sistemi aktualisht operon me kapacitete të plota, duke reflektuar stabilitet teknik, siguri operative dhe performancë maksimale të prodhimit.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports