Aksion i madh antidrogë në Tiranë, arrestohen 33 pjesëtarë të grupit kriminal

Policia e Shtetit në Shqipëri ka finalizuar operacionin e koduar “Labirinti 2”, duke goditur një grup të organizuar kriminal që merrej me shitjen e lëndëve..

1 minute

Read Time

Policia e Shtetit në Shqipëri ka finalizuar operacionin e koduar “Labirinti 2”, duke goditur një grup të organizuar kriminal që merrej me shitjen e lëndëve narkotike. Gjatë aksionit janë identifikuar 33 persona që, individualisht ose në grupe, ushtronin veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të drogës në forma të ndryshme.

Sipas njoftimit të policisë, për 22 persona është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa 5 të tjerë ishin arrestuar më herët gjatë periudhës hetimore. Puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë që janë pjesë e grupit vazhdon ende.

Si rezultat i këtij operacioni, autoritetet sekuestruan rreth 500 gramë kokainë, 10 kilogramë Cannabis Sativa dhe 100 doza të saj, 5 automjete, 28 telefona celularë, 6 peshore elektronike dhe 3,000 euro, duke goditur në mënyrë të ndjeshme veprimtarinë kriminale të grupit.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports