KQZ konfirmon: pas tri komunave, numërimi i votave të asamblistëve po vazhdon në 35 të tjera

Procesi i numërimit të votave pas zgjedhjeve lokale ka përfunduar në 2,571 vendvotime të rregullta, ku u numëruan votat për kandidatët për Kryetarë të Komunave dhe për subjektet politike për Kuvendet Komunale, njoftoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai sqaroi se pas përfundimit të numërimit, materialet nga 948 Qendra të Votimit janë transferuar në 38 Qendra Komunale të Numërimit, ku do të numërohen votat për kandidatët për anëtarë të Kuvendeve Komunale. Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, votat për Kryetarë dhe subjektet politike numërohen në vendvotime pas mbylljes së votimit dhe regjistrohen në formularë, ndërsa votat për asamblistë përpunohen në Qendrat Komunale të Numërimit përmes ekipeve të posaçme.

Sa i përket numërimit të votave për anëtarët e Kuvendeve, procesi ka nisur në tri komuna dhe po vazhdon në 35 të tjera. Përveç numërimit, në këto qendra bëhet edhe verifikimi i rezultateve nga formularët e plotësuar pas numërimit në vendvotime.

Në 38 Qendra Komunale të Numërimit janë angazhuar mbi 520 ekipe me më shumë se 2,000 anëtarë, duke garantuar transparencë dhe mbikëqyrje nga vëzhguesit. Përveç numërimit në vendvotimet e rregullta, KQZ ka mundësuar votimin me kusht në 54 vendvotime, votimin jashtë vendvotimeve për 3,467 persona me nevoja të veçanta përmes ekipeve mobile, dhe votimin jashtë Kosovës përmes postës për 43,933 shtetas të Kosovës. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës