Dy shtetas të huaj arrestohen për kontrabandim njerëzish

Një operacion policor i realizuar pasditen e së martës ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme që..

1 minute

Read Time

Një operacion policor i realizuar pasditen e së martës ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme që lidhen me kontrabandimin e njerëzve.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 16:00 janë ndaluar një mashkull dhe një femër, shtetas të huaj, të cilët dyshohen për këtë vepër penale.

Gjatë kontrollit ndaj të dyshuarve, janë sekuestruar 53 pasaporta, 38 letërnjoftime, si dhe katër telefona mobil dhe tre ora dore.

Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet në kuadër të procedurave të mëtejshme ligjore.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports