Junik: raportohet e zhdukur një vajzë, Policia nis hetimet

Një person është shpallur i zhdukur në qytetin e Junikut, pas një raportimi të bërë mbrëmjen e së hënës në polici. Sipas të dhënave zyrtare,..

1 minute

Read Time

Një person është shpallur i zhdukur në qytetin e Junikut, pas një raportimi të bërë mbrëmjen e së hënës në polici.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 19:51, në rrugën “Fadil Maloku”, një qytetar ka njoftuar autoritetet se vajza e tij ishte larguar nga shtëpia dhe prej atij momenti nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Rasti është regjistruar nga policia dhe aktualisht po trajtohet nga organet kompetente, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të zhdukjes janë në zhvillim.

About the Author