Pejë: Përfundon operacioni policor, një i arrestuar për krim të organizuar

Një aksion policor i zhvilluar sot në Pejë përfundoi me arrestimin e të dyshuarit R.H., nën dyshimin për përfshirje në krim të organizuar lidhur me..

1 minute

Read Time

Një aksion policor i zhvilluar sot në Pejë përfundoi me arrestimin e të dyshuarit R.H., nën dyshimin për përfshirje në krim të organizuar lidhur me veprën penale “Rrëmbimi”, si dhe mbajtje të paautorizuar të armëve. Arrestimi u krye sipas urdhrit të kontrollit dhe në bazë të planifikimeve hetimore.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka bërë të ditur se aksioni u realizua nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe lidhet me një rast të rrëmbimit të një personi që ka ndodhur në vitin 2021. Një tjetër i dyshuar për këtë çështje tashmë ndodhet në paraburgim.

Gjatë kontrollit janë siguruar prova relevante që do të përdoren në vazhdim të hetimeve. Brenda afateve ligjore, Prokuroria Speciale do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit R.H. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports