KRU “Prishtina”: Nivelet e ujit në Badovc dhe Batllavë nën mesatare

  • Lajme
  • December 21, 2025

Rezervat e ujit në dy liqenet kryesore që furnizojnë rajonin e Prishtinës janë aktualisht nën nivelin maksimal, por nuk ka arsye për alarm. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, duke theksuar se furnizimi me ujë për qytetarët po vazhdon normalisht.

Sipas saj, niveli i ujit në Liqenin e Badovcit është 6.4 metra nën nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa në Liqenin e Batllavës është 4 metra më poshtë, megjithatë kompania është në gjendje ta përballojë kërkesën aktuale për ujë.

“Nivelin e ujit në Liqenin e Badovcit gjithmonë e kemi më poshtë se sa nivelin e ujit në liqenin e Batllavës. Në Badovc e kemi minus 6.4 metra nën nivelin maksimal të mbushjes. Ndërkaq Batllavën e kemi minus 4 metra nën nivelin maksimal të mbushjes. Nuk është situatë shqetësuese, mund ta mbajmë këtë tempo të furnizimit me ujë”, tha ajo.

Mjeku foli edhe për paraqitjen e manganit në ujë gjatë ditëve të fundit, duke sqaruar se kjo çështje po trajtohet në bashkëpunim me Institutin e Kimisë.

“Kohëve të fundit kemi pasur një herë probleme me mangan, shfaqja e manganit me të cilin rast jemi duke punuar ngushtë me Institutin e Kimisë që të ketë një furnizim më të qëndrueshëm dhe pa mangan”, tha ajo.

Ajo bëri të ditur se në disa zona ka pasur çrregullime në furnizimin me ujë, si pasojë e turbullirës së lartë në kanalin e Ibrit, e shkaktuar nga punime teknike.

“Në të njëjtën kohë furnizimi me ujë është çrregulluar dukshëm në qytetin e Fushë Kosovës, Drenasit, në lagjen Kalabria dhe në Obiliq për shkak të turbullirës së lartë të ujit në kanalin e Ibrit për shkak të punimeve që janë bërë në këtë kanal sepse jo çdo herë është kështu, e kemi tejkaluar me vështirësi, po ashtu e kemi kuptuar edhe shqetësimin e qytetarëve sepse të mos kesh ujë një ditë në një ndërtesë kolektive ku nuk ke as rezervuar vërtet është shqetësuese”, tha ajo.

Duke folur më tej për manganin dhe kanalin e Ibrit, Mjeku sqaroi se bëhet fjalë për dukuri natyrore dhe ndërhyrje teknike rehabilituese.

“Po sepse çështja e manganit ndodh, është një dukuri himiotermike dhe ndodh kur ditët janë të ftohta apo të nxehta dhe netët e ftohta, kemi pasur rritje të nivelit të manganit në Liqenin e Badovcit, mirëpo ne menjëherë kemi ftuar Institutin e Kimisë që të merren me këto hulumtime dhe besoj që shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje për çështjen e manganit. Ndërkaq për kanalin e Ibrit aty ka pasur punime, nuk është puna veç kur ka reshje që turbullohet uji por ka pasur punime teknike në rehabilitimin e kanalit Ibër Lepenc”, tha ajo.

Në fund, Mjeku rikujtoi periudhën e vështirë të viteve 2013–2014, duke bërë thirrje për përdorim racional të ujit dhe shmangie të kyçjeve ilegale.

“Në rrezikun që të mbesim pa ujë e kemi përjetuar në fund të vitit 2013 dhe në fillim të vitit 2014, kur në atë kohë kishim rezerva të ujit vetëm edhe për një muaj sepse liqenet ishin minus 14 metra nën nivelin maksimal të mbushjes. Rrezikun e kemi përjetuar andaj çdo herë bëjmë apel që uji të shpenzohet racionalisht, mos të ketë kyçje ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit sepse mund të vijnë ndonjë ditë nëse ka reshje të pakta të shiut apo të borës që të mos kemi ujë në liqene”, tha ajo. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës