Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarë të arrestuar për korrupsion sot para gjykatës, seanca në ora 12:00

  • Lajme
  • December 20, 2025

Ish-ministri Fadil Ismajli dhe gjashtë persona të tjerë të arrestuar për korrupsion do të paraqiten sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit.

Zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, ka bërë të ditur se seanca dëgjimore do të mbahet të shtunën, më 20 dhjetor, në ora 12:00. Kërkesa për paraburgim u dorëzua nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila pretendon se shtatë të dyshuarit, duke vepruar në bashkëkryerje nga 20 shkurt 2023 deri më 18 dhjetor 2025, kanë kryer veprime me qëllim përfitimi të kundërligjshëm personal.

Sipas Prokurorisë, M.D. dyshohet se, në emër të F.I., ka parashtruar propozim ankesë për ndryshim të vendimit përfundimtar për shpronësimin e pronës, edhe pse afati ligjor kishte kaluar më shumë se tetë vjet. Rasti nuk u kundërshtua nga J.M. dhe Avokatura e Shtetit, duke bërë që disa çështje të përfundojnë me marrëveshje gjyqësore. Vetëm në këtë rast i është shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej mbi 220 mijë eurosh, ndërsa vlera totale e dëmit dyshohet të arrijë shuma milionëshe.

Të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale të Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, Marrjes dhe Dhënies së ryshfetit, Ushtrimit të ndikimit dhe Deklarimit të rremë. Fadil Ismajli ka shërbyer si Ministër i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës në vitin 2013. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës