Bytyqi: Mungesat e barnave esenciale janë rritur me 200% pavarësisht buxhetit më të madh

  • Lajme
  • December 20, 2025

Problemet me furnizimin e barnave në institucionet publike shëndetësore vazhdojnë të mbesin shqetësuese, pavarësisht rritjes së buxhetit qeveritar për shëndetësi. Sipas përfaqësuesve të sektorit farmaceutik, mungesat jo vetëm që nuk janë zvogëluar, por janë rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi, ka deklaruar se gjendja me Listën Esenciale të Barnave në sistemin publik është e pakënaqshme, duke theksuar se mungesat në SHSKUK dhe spitalet rajonale kanë shënuar rritje mbi 200 për qind krahasuar me vitet paraprake.

“Gjendja në sistemin publik shëndetësor me listën esenciale apo me furnizim nuk është e kënaqshme. Arsyet duhet t’i pyesni ata, por përkundër se buxheti i qeverisë ka qenë 100 për qind më shumë në raport me para tri viteve, mungesat në SHSKUK edhe në spitalet rajonale kanë qenë mbi 200 për qind. Është një matematikë jo fort e kënaqshme në këtë aspekt, sepse të kesh shumë më shumë buxhet edhe të kesh shumë më shumë mungesa, diku është një problem i madh të cilin duhet dikush ta adresojë dhe ta zgjidhë këtë problem”, tha ai.

Bytyqi ka ngritur dyshime edhe për mënyrën e përpilimit të Listës Esenciale të Barnave, duke thënë se ka pasur paqartësi dhe konfuzion, për çka sipas tij do të duhej të kishte hetime administrative dhe institucionale.

“Deri tani për të kaluarën e përpilimit të listës esenciale, duke filluar nga njësitë kërkuese, ka qenë dashur një hetim, së paku administrativ, të bëhet… Rrjedhimisht dua ta them se a ka pasur paqartësi, a ka pasur konfuzion – po, sepse këtu shihet se buxheti është shumë më i madh e mungesat janë shumë më të mëdha se vitet paraprake”, tha ai.

Sa i përket Ligjit për unifikimin e çmimeve të barnave, Bytyqi tha se ndonëse ideja ka qenë e mirë, zbatimi nuk ka dhënë rezultatet e pritura, pasi çmimet nuk janë ulur në mënyrë të ndjeshme.

“Mendoj se me aplikimin e ligjit për unifikimin e çmimeve është menduar dhe mirë që është menduar, por nga e thëna në të bërë qëndron një mal i tërë… në përgjithësi çmimet janë aty-aty, ose mos me thënë edhe diku edhe janë rritur goxha shumë”, tha ai.

Ai shtoi se ndryshimet e shpeshta të çmimeve kanë shkaktuar ankesa të shumta dhe kanë krijuar barrë shtesë për farmacistët, të cilët përballen drejtpërdrejt me pakënaqësitë e qytetarëve.

“Po kemi pasur ankesa të shumta… barra e shpjegimit po u bie kolegëve tanë, të cilët me mund dhe sakrificë punojnë dhe veprojnë në farmacitë e tyre në dobi të qytetarëve dhe shëndetit të tyre”, tha Bytyqi. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës