Me sëpatë në dorë tentoi grabitjen, viktima arrin të shpëtojë në Medvec të Lipjanit

Një incident serioz është regjistruar mbrëmjen e së premtes në fshatin Medvec, në komunën e Lipjanit, ku një qytetar është përballur me një situatë kërcënuese..

1 minute

Read Time

Një incident serioz është regjistruar mbrëmjen e së premtes në fshatin Medvec, në komunën e Lipjanit, ku një qytetar është përballur me një situatë kërcënuese që dyshohet të ketë qenë tentativë grabitjeje.

Sipas informatave nga policia, viktima ka deklaruar se është përballur me një person të dyshuar, i cili kishte mbuluar kokën me shall dhe mbante në dorë një sëpatë. I dyshuari i kishte kërkuar që t’ia dorëzonte të gjitha paratë që kishte me vete.

Bëhet e ditur se viktima ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, duke shmangur grabitjen, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është iniciuar si “grabitje në tentativë” dhe po hetohet nga organet e rendit.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports