Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa lagje të Prishtinës

KRU “Prishtina” njofton qytetarët se gjatë ditës së sotme do të ketë punime teknike në rrjetin e ujësjellësit, si pjesë e intervenimeve të planifikuara të..

1 minute

Read Time

KRU “Prishtina” njofton qytetarët se gjatë ditës së sotme do të ketë punime teknike në rrjetin e ujësjellësit, si pjesë e intervenimeve të planifikuara të mirëmbajtjes.

Sipas njoftimit, ekipet përkatëse do të punojnë në disa zona të qytetit, konkretisht në:

Rrugën UÇK

Rrugën Berid Beker

Rrugën Marie Shllaku

Rrugën Kamer Loshi

Rrugën Vidovdanska

Rrugën A

Rrugën Rrustem Dragusha

Rrugën Naim Dragusha

Rrugën Ismail Ismaili

Rrugën Xhavit Ahmeti

Rrugën Musine Kokalari

Lagjen Taslixhe

Gjatë realizimit të këtyre punimeve, mund të ketë ndërprerje të përkohshme në furnizimin me ujë në zonat e përfshira.

Ekipet janë tashmë në terren dhe po angazhohen që defektet të sanohen sa më shpejt, me qëllim rikthimin normal të furnizimit me ujë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports