SHBA pezullon lotarinë për vizën ‘Green Card’

Pas një ngjarjeje tragjike me të shtëna në Universitetin Brown, në të cilën humbën jetën dy persona, Presidenti Donald Trump ka vendosur pezullimin e programit..

1 minute

Read Time

Pas një ngjarjeje tragjike me të shtëna në Universitetin Brown, në të cilën humbën jetën dy persona, Presidenti Donald Trump ka vendosur pezullimin e programit të lotarisë për kartën e gjelbër në SHBA.

I dyshuari për sulmin, një shtetas portughez, u gjet i vdekur të enjten. Ai kishte hyrë në SHBA nëpërmjet programit të vizave të diversitetit (DV1) në vitin 2017 dhe kishte marrë kartën e gjelbër.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, deklaroi se pezullimi i programit është bërë për të “siguruar që asnjë amerikan të mos dëmtohet nga ky program katastrofik”.

Zyrtarët amerikanë besojnë se i dyshuari, 48-vjeçari Claudio Neves Valente, ka vrarë gjithashtu profesorin portugez të Institutit të Teknologjisë në Masaçusets, Nuno Loureiro, më herët gjatë kësaj jave. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports