Zbulohen mbetje eshtërore në Rahovec, mund t’i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Një operacion i realizuar së fundmi nga institucionet e rendit ka çuar në gjetjen e mbetjeve eshëtrore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur..

1 minute

Read Time

Një operacion i realizuar së fundmi nga institucionet e rendit ka çuar në gjetjen e mbetjeve eshëtrore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitë e Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës, në bashkëpunim dhe koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë zbatuar një urdhëresë gjyqësore në territorin e Rahovecit. Gjatë gërmimeve (eksumimit), janë gjetur mbetje eshëtrore që dyshohet se i përkasin të paktën një personi të zhdukur nga periudha e luftës 1998–1999.

Sipas raportit zyrtar, mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjekoligjore, me qëllim identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Raporti i plotë i Policisë:

Person i zhdukur

Rahovec / 1998–1999. Njësitë policore nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore kanë realizuar një urdhëresë, ku gjatë gërmimit (eksumimit) kanë gjetur mbetje eshtërore, që dyshohet se i përkasin të paktën një personi të zhdukur në kohën e luftës në Kosovë. Mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminime mjekoligjore.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports