Pallati i Rinisë shpërblen punëtorët me nga 600 euro në fundvit

Bordi i Drejtorëve të Pallatit të Rinisë ka vendosur të shpërblejë punonjësit për përkushtimin dhe kontributin e tyre gjatë vitit 2025. Secili punëtor do të..

1 minute

Read Time

Bordi i Drejtorëve të Pallatit të Rinisë ka vendosur të shpërblejë punonjësit për përkushtimin dhe kontributin e tyre gjatë vitit 2025. Secili punëtor do të marrë nga 600 euro, një shumë që përfaqëson një rritje krahasuar me vitin e kaluar.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Bordit, duke u bazuar në performancën pozitive financiare të Ndërmarrjes. Bordi ka theksuar se ky shpërblim është pjesë e një politike të vazhdueshme për rritjen graduale të vlerës së shpërblimeve çdo vit, në përputhje me standardet e vendosura gjatë tre viteve të fundit.

Gjendja financiare e Pallatit të Rinisë mbetet e qëndrueshme dhe pozitive, me të hyra që kanë tejkaluar planifikimin vjetor për 16.35 për qind, sipas Bordit të Drejtorëve. Ky rezultat ka mundësuar dhënien e shpërblimeve për stafin dhe tregon fokusin në përmirësimin e vazhdueshëm të performancës financiare. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports