Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në segmentin e autostradës Mazgit – Prishtinë, ku një kamion u rrokullis duke shkaktuar vdekjen e shoferit të tij…

1 minute

Read Time

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në segmentin e autostradës Mazgit – Prishtinë, ku një kamion u rrokullis duke shkaktuar vdekjen e shoferit të tij. Ngjarja konsiderohet një vetaksident.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, bëri të ditur se aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 dhe përfshiu një mjet të rëndë që u rrokullis. “Si pasojë e këtij vetaksidenti, drejtuesi i kamionit ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, kanë dalë edhe ekipi mjekësor dhe njësia e zjarrfikësve”, tha Kelani.

Ai gjithashtu bëri apel tek qytetarët për respektim rigoroz të rregullave të trafikut dhe për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në rrugë, veçanërisht në pjesët me rrezikshmëri të lartë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports