Qeveria në detyrë mban mbledhje dhe merr vendim të ri

Qeveria në detyrë ka zhvilluar një mbledhje elektronike gjatë së cilës është miratuar një kërkesë e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për rishpërndarje të..

1 minute

Read Time

Qeveria në detyrë ka zhvilluar një mbledhje elektronike gjatë së cilës është miratuar një kërkesë e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për rishpërndarje të mjeteve buxhetore dhe kursime në disa kategori. Ky veprim ka për qëllim përdorimin më efektiv të fondeve në shërbim të qytetarëve dhe kategorive të ndryshme të përfituesve.

Në vendimin e miratuar bëhet e ditur se mjetet e kursyera janë ndarë për disa kategori specifike. Ministrisë së Financave i janë dhënë fonde për pensionet bazë, pensionet për punëtorët e arsimit të viteve ’90, pensionet familjare, pensionet për të verbrit, pensionet për veteranët, pagesat për lehonat, shtesat për fëmijë, si dhe pagesat për shërbime komunale për familjet në nevojë.

Shuma totale e mjeteve të ndara arrin 4 milionë 752 mijë e 350 euro, duke siguruar mbështetje të drejtpërdrejtë për përfituesit në këto kategori. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports