KRU “Hidromorava” paralajmëron shkyçjen e konsumatorëve me fatura të papaguara

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka intensifikuar thirrjet ndaj konsumatorëve që kanë mbetur me obligime të papaguara, duke paralajmëruar masa konkrete ndaj atyre që kanë..

1 minute

Read Time

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka intensifikuar thirrjet ndaj konsumatorëve që kanë mbetur me obligime të papaguara, duke paralajmëruar masa konkrete ndaj atyre që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara.

Sipas njoftimit, nëse borxhet nuk shlyhen me kohë, kompania do të nisë procedurat për shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë, si dhe veprime përmbarimore ndaj konsumatorëve debitorë.

“Hidromorava” u bën apel qytetarëve që t’i kryejnë pagesat sa më parë, me qëllim që të shmangin ndërprerjen e shërbimit.

Ndërkohë, për konsumatorët që nuk kanë mundësi ta shlyejnë borxhin në tërësi, kompania ofron mundësinë e riprogramimit të pagesave në këste mujore, përmes paraqitjes në zyrat e KRU-së dhe lidhjes së një marrëveshjeje.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports