430 milionë euro për siguri dhe mbrojtje, thotë Ejup Maqedonci

Kosova ka shënuar sot 7-vjetorin e ndryshimeve ligjore që mundësuan krijimin e Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ka bërë të ditur ministri në detyrë i..

1 minute

Read Time

Kosova ka shënuar sot 7-vjetorin e ndryshimeve ligjore që mundësuan krijimin e Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ka bërë të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ai ka theksuar se këto ndryshime, të arritura me konsensus të gjerë, kanë krijuar bazën ligjore për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit. Gjatë pesë viteve të qeverisjes Kurti, janë investuar rreth 430 milionë euro në këtë sektor.

“Sot shënojmë 7 vjetorin e ndryshimit të ligjeve që mundësuan krijimin e Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës. Ky proces krijoi bazën ligjore për forcimin e mbrojtjes sonë dhe kulmoi me investime rreth 430 milionë euro gjatë 5 viteve të qeverisjes sonë. Kosova dhe rajoni janë më të sigurtë kur ushtria jonë është e fuqishme, prandaj do të vazhdojmë investimet në mbrojtje dhe siguri”, shkroi Maqedonci në Facebook. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports