Libri “Kosova në 100 fotografi” promovohet në Izrael

Në kuadër të aktiviteteve kulturore që synojnë prezantimin e Kosovës në Izrael, në ambientet e Ambasadës në Jerusalem është mbajtur një mbrëmje letrare dhe artistike,..

1 minute

Read Time

Në kuadër të aktiviteteve kulturore që synojnë prezantimin e Kosovës në Izrael, në ambientet e Ambasadës në Jerusalem është mbajtur një mbrëmje letrare dhe artistike, pjesë e serisë “Kosova në Izrael”. Aktiviteti u përqendrua në promovimin e librit fotografik “Kosova në 100 fotografi” të autores Elona Gjata, një botim që sjell një pasqyrë të veçantë vizuale të vendit.

Libri synon të promovojë trashëgiminë kulturore dhe historike të Republikës së Kosovës përmes fotografive të përzgjedhura, të cilat dokumentojnë ngjarje, vende dhe objekte me rëndësi për identitetin kombëtar dhe jetën e përditshme. Përmbajtja e tij pasqyron ruajtjen e traditave, kujtesën historike dhe zhvillimet kulturore ndër dekada, si dhe ndryshimet e mëdha shoqërore pas luftës së viteve 1998–1999 dhe shpalljes së pavarësisë.

Një pjesë e veçantë e aktivitetit iu kushtua broshave artizanale të punuara nga gratë, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Këto punime, të realizuara me përkushtim, u prezantuan si simbol i qëndrueshmërisë, forcës dhe shpresës. Të pranishmëve iu dhurua nga një broshe, si shenjë solidariteti, respekti dhe kujtese për vuajtjet, por edhe për dinjitetin dhe guximin e këtyre grave.

Diskutimi mbi librin u moderua nga profesori Yehuda Hamovitz, i cili gjatë mbrëmjes prezantoi edhe shoqatën KIFF (Kosovo Israel Friendship Foundation), të themeluar prej tij me qëllim forcimin e lidhjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports