Një tjetër aksident trafiku është shënuar në autostradën “Ibrahim Rugova”, duke rikthyer vëmendjen te rrezikshmëria e kësaj pjese të rrugës.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në afërsi të lokacionit ku vetëm një ditë më parë u regjistrua një aksident tragjik, në të cilin humbën jetën dy gra, shtetase të Shqipërisë.
Në aksidentin e sotëm dyshohet se janë përfshirë tri automjete.
Kjo zonë konsiderohet problematike për qarkullim, për shkak të rrëshqitjes së dheut që ka ndodhur disa muaj më parë dhe që ende nuk është pastruar, duke paraqitur rrezik të vazhdueshëm për drejtuesit e mjeteve.
Policia e Kosovës është kontaktuar për të siguruar informacione shtesë lidhur me rrethanat e aksidentit dhe pasojat eventuale. /Gjurmuesi/







