Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të premten (12 dhjetor) në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij. Sipas..

1 minute

Read Time

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të premten (12 dhjetor) në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar më 12 dhjetor 2025, ndërsa mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës, shtetas kosovar.

“Në vendin e ngjarjes, përveç njësive relevante policore, kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët në prezencë të familjarëve, me forcë e kanë hapur derën e banesës ku është gjetur viktima”, njoftoi Policia.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes” dhe po vazhdon të hetohet. 

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports