OEK kërkon nga BE-ja heqjen e masave kufizuese dhe të hapë rrugën për zhvillim

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka ngritur shqetësime të mëdha për ndikimin e masave kufizuese që mbeten në fuqi ndaj Kosovës, duke..

1 minute

Read Time

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka ngritur shqetësime të mëdha për ndikimin e masave kufizuese që mbeten në fuqi ndaj Kosovës, duke i drejtuar një letër Znj. Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme.

Në letër, Rafuna ka theksuar se këto kufizime pengojnë institucionet dhe kompanitë kosovare të përfitojnë nga instrumentet e BE-së për zhvillim ekonomik, duke pezulluar mbi 600 milionë euro projekte në sektorë si mbrojtja e mjedisit, energjia, dixhitalizimi dhe infrastruktura lokale.

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar heqjen e këtyre masave për të siguruar qasje të barabartë në instrumentet rajonale dhe për të mundësuar që sektori privat kosovar të kontribuojë në të ardhmen evropiane.

Sipas OEK, bashkëpunimi i vazhdueshëm me institucionet e BE-së dhe partnerët rajonalë është thelbësor për të ndërtuar një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm, të integruar dhe me perspektivë të qartë për zhvillim. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports