Pasagjerët e një fluturimi të LOT Polish Airlines u përballën me një surprizë të veçantë festive gjatë udhëtimit. Një nga anëtarët e stafit të aeroplanit shfaqi një kukull të vogël me kapelë dhe këndoi një këngë Krishtlindjesh në mes të kabinës, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe të gëzueshme.
Shfaqja ishte menduar kryesisht për fëmijët, por gëzimi i tyre u përhap shpejt edhe te të rriturit, duke e kthyer momentin në një përvojë kolektive të këndshme për të gjithë pasagjerët.
Videoja e performancës u shpërnda shpejt në rrjetet sociale dhe u bë virale brenda pak orësh, duke u konsideruar tashmë si një nga hitet festive të këtij sezoni. /Gjurmuesi/









