U veshën si “Peaky Blinders” në Afganistan përfundojnë në konflikt me talebanët

Një grup prej katër të rinjsh në Afganistan janë vënë në shënjestër të talebanëve pasi u shfaqën në rrjete sociale të veshur me stilin karakteristik..

2 minutes

Read Time

Një grup prej katër të rinjsh në Afganistan janë vënë në shënjestër të talebanëve pasi u shfaqën në rrjete sociale të veshur me stilin karakteristik të personazheve nga seriali “Peaky Blinders”. Pamjet e tyre, ku duken me kostume të errëta, pallto dhe kapela të sheshta, janë bërë virale dhe kanë tërhequr vëmendjen e autoriteteve.

Sipas raportimeve, të rinjtë nga zona e Jebraelit në Herat janë qortuar nga regjimi taleban, i cili i ka konsideruar veshjet e tyre si të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat afgane dhe islame.

Saiful Islam Khyber, zëdhënës i Ministrisë së Talebanëve për Përhapjen e Virtytit dhe Parandalimin e Vesit, ka reaguar publikisht për rastin.

Ai ka postuar në rrjete sociale: “Ata u kapën duke promovuar kulturën e ekranit dhe duke imituar aktorë filmash në Herat, dhe është nisur një program për rehabilitimin e tyre”.

“Falë Zotit, ne myslimanët dhe afganët kemi fenë, kulturën dhe vlerat tona. Ne e kemi shpëtuar këtë vend nga promovimi i kulturave të këqija me sakrifica të mëdha dhe tani po e mbrojmë atë”, deklaroi ai.

Megjithatë, në një prononcim tjetër për CBS, ai ka sqaruar se të rinjtë nuk janë arrestuar, por “vetëm janë thirrur, këshilluar dhe liruar”.

Videot e grupit, ku ata ecin nëpër rrugët e qytetit të tyre me stilin e serialit britanik, kanë mbledhur mbi një milion shikime në TikTok. Pamjet janë postuar nga njëri prej tyre, i cili përdor emrin Thomas Shelby, duke imituar protagonistin e serialit.

Në një intervistë të mëparshme për kanalin “Herat Mic”, të rinjtë kanë treguar se reagimet nga qytetarët kanë qenë kryesisht pozitive.

“Fillimisht kishim dyshime, por sapo dolëm jashtë, pamë se njerëzit e admironin stilin tonë, na afroheshin në rrugë dhe kërkonin të bënin foto me ne”, tha Yaqoobi.

“Pavarësisht disa komenteve negative, ne u përqendruam te mirënjohja që na shprehej”. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports