FSK-ja edukon nxënësit për rrezikun e mjeteve piroteknike

Forca e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, po zhvillon ligjërata ndërgjegjësuese për nxënësit e Shkollave të Mesme..

1 minute

Read Time

Forca e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, po zhvillon ligjërata ndërgjegjësuese për nxënësit e Shkollave të Mesme të Ulëta në Kosovë mbi temën “Rreziku nga mjetet piroteknike”, si pjesë e planit vjetor të aktiviteteve të saj.

FSK-ja sqaron se qëllimi i këtyre ligjëratave është të informojë dhe të sensibilizojë të rinjtë për pasojat dhe rreziqet që mund të shkaktohen nga përdorimi i mjeteve piroteknike, veçanërisht gjatë periudhave festive. “Pjesëtarët e FSK-së po prezantojnë shembuj praktikë, rregullat e sigurisë dhe mënyrat se si fëmijët dhe të rinjtë mund të shmangin incidentet që mund të rezultojnë me lëndime të rënda gjatë përdorimit të këtyre mjeteve”, thuhet në njoftim.

Forca e Sigurisë së Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për sigurinë e qytetarëve dhe në ndërgjegjësimin e brezave të rinj mbi çështjet që ndikojnë në mirëqenien dhe shëndetin publik. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports