Një femër dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku një grua është dërguar pa shenja jete në spitalin e Gjakovës. Rasti ka..

1 minute

Read Time

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku një grua është dërguar pa shenja jete në spitalin e Gjakovës. Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 11:00, sipas raportit 24-orësh të policisë.

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar se vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka nisur hetimet dhe rasti është klasifikuar si “Hetim i vdekjes”.

About the Author