Prokuroria ngrit aktakuzë për 10 persona në Deçan për bixhoz

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër 10 personave për organizim të bixhozit të paligjshëm, ndërsa një person tjetër akuzohet për armëmbajtje pa leje…

1 minute

Read Time

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër 10 personave për organizim të bixhozit të paligjshëm, ndërsa një person tjetër akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Hetimet kanë zbuluar se më 17 gusht rreth orës 02:00, i pandehuri A.O në lokalin e tij “Te Katamt” në Isniq të Deçanit, organizoi veprimtari të lojërave të fatit dhe skemave piramidale, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm të dobisë për vete dhe për të tjerët.

Në aktakuzë janë përfshirë edhe 9 të tjerë: G.N, A.Sh., F.H., H.R., M.K., P.A., E.B., A.J. dhe R.B., të cilët natën e ngjarjes, në bashkëkryerje, morën pjesë në organizimin e bixhozit. Policia ka zbuluar se disa të pandehur tentuan të largoheshin nga një derë alternative brenda dhomës së lojërave, por u arrestuan, ndërsa në tavolinën ku po luanin u gjetën letra bixhozi dhe shuma të konsiderueshme parash. Totali i sekuestruar arriti në 17,578 euro.

Ndërkohë, i pandehuri F.M. akuzohet se posedoi armë gjatë natës kritike, për çka ngarkohet me veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports